Sizmiologu italian: Mund të kishte 300 viktima, nuk përjashtohen tërmete edhe më të forta

Aktuale

Sizmiologu italian: Mund të kishte 300 viktima, nuk përjashtohen tërmete edhe më të forta

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Alessandro Amato

Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve në një interviste për Corriere della Sera-n, për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë thekson se me një forcë të tille goditëse mund të ishin regjistruar 300 viktima.

“Me një magnitudë të tillë mund të kishte 300 viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por mund të kishte qenë edhe më keq”, thotë ai, në një interviste për Corriere della Sera.

Shqipëria, shpjegoi gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tashmë ishte tronditur në Shtator: në zonë kishte patur një tërmet me madhësi 5.4.

Pra, kjo pritej?

Zona ishte tashmë aktive për disa muaj, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, me madhësi 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me madhësi 6.5 (si ai i Durrësit). Apeninët dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka Adriatik, një grup blloqesh gjeologjike që lëviz drejt veriut dhe rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Dhe pse nuk kishte tërmet edhe në Itali?

Pllaka përfshin 1.000 km, por është bërë nga blloqe, të cilat lëvizin një pjezës të vogël në kohë. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshinte një zonë më të gjerë, duke kapur edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6. Më i forti, në 1979 në Mal të Zi: 135 viktima, 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi në Umbria në 1997, L’Aquila 2009, Umbria 2016.

Po deti? Si nuk ka pasur asnjë cunami?

7 minuta nga tërmeti, ne dërguam një alarm nga Qendra e Alertit Tsunami, por atëherë nuk kishte asnjë problem dhe ne e tërhoqëm. Ndodhi sepse epiqendra ishte nëntokësore dhe jo në det.

Si do të jetë situata në ditët e ardhshme?

Sipas të dhënave statistikore do të ketë pasgoditje të tjera. Vetëm dje kanë qenë 250 dhe do të vijojnë për muaj dhe vite. Është normale. Me kalimin e kohës ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, me një ligj pak a shumë të njohur, por nëse do të ketë më të fortë, kjo nuk është për t’u përjashtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat