Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj si duket kanë tejkaluar të gjitha konfliktet që i patën sa i përket idesë për shkëmbim për territore.
Pak ditë pasi në koordinim emëruan dy pozita të rëndësishme në AKI, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, po marrin pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Pak para ceremonisë së përurimit të këtyre shtatoreve, Thaçi dhe Haradinaj, kanë pirë kafe së bashku në një nga kafiteritë e Drenasit.
Në një fotografi që ka siguruar Telegrafi, shihet se Thaçi dhe Haradinaj ishin nën shoqërimin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe disa personave të tjerë.