Para nisjes së takimit, Isa Mustafa ia uron Albin Kurtit fitoren

Aktuale

Para nisjes së takimit, Isa Mustafa ia uron Albin Kurtit fitoren

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:24
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari.

Mustafa para se të shtrëngonte duart me kreun e VV-së, Albin Kurti, që është nikoqir i këtij takimi e ka uruar Kurtin për herë të parë pas gjashtë tetorit.

Deri pak ditë më parë, Mustafa tha se do të uronte për fitoren vetëm pasi që të certifikohej rezultati i zgjedhjeve.

Fitorja e VV-së, u konfirmua dje kur KQZ e shpalli rezultatin përfundimtar.

Momentalisht dy partitë janë duke mbajtur takim në nivel të liderëve në Kuvend të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat