Kryetari i Grupit të EPP-së, Manfred Weber pritet në vizitë në Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale

Kryetari i Grupit të EPP-së, Manfred Weber pritet në vizitë në Lëvizjen Vetëvendosje

Nga: Bota Sot Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, së bashku me deputetët Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli, priti në takim një delegacion nga BE-ja, të kryesuar nga Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian,  Manfred Weber, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i tij dhe deputeti i PE-së, Andrey Kovatchev, asistentja e tij, Nina Tavcar, Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë,  Natalia Apostolova dhe Zëvendës Shefi i kësaj zyre, Riccardo Serri.

Weber e uroi Kryetarin Kurti për fitoren e zgjedhjeve të fundit. Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga zhvillimet e fundit ku disa shtete shprehën qëndrime të caktuara për hapjen e negociatave është rajon me prioritet të lartë për BE-në.

Kryetari Kurti u pajtua me Weber sa i përket integrimit të këtij rajoni në BE, dhe e përsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për nevojën e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë dhe sa më parë që të jetë e mundur. Tutje, Kurti e njoftoi atë edhe me prioritetet e qeverisë së re, ku rol qendror ka luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe krijimi i vendeve te reja të punës. Me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe me investime nga jashtë e sidomos nga diaspora, me sistemin dual të arsimit që e zvogëlon hendekun e shkathtësive, edhe do ta përparojmë Kosovën përbrenda, edhe do të avansojmë drejt BE-së, tha Kurti.

Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat