Takimi me Xhelal Sveçlen në Tiranë, sqarohet edhe Gjuriqi - Bota Sot
Takimi me Xhelal Sveçlen në Tiranë, sqarohet edhe Gjuriqi

Aktuale

Takimi me Xhelal Sveçlen në Tiranë, sqarohet edhe Gjuriqi

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 09:48
Xhelal Sveçla, Marko Gjuriq

Pas publikimit të një fotografie ku shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq shihet ulur në një tavoline bashkë me Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes, ka ardhur sqarimi i ‘Zyrës për Kosovën”, e cila ka treguar qëllimin e takimit në Tiranë.

E  ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka thënë për “Kossev” se Marko Gjuriq po merr pjesë në një tryezë të rrumbullakët për bashkëpunimin rajonal, të organizuar në Tiranë (7-9 dhjetor), e në margjina të saj ai është takuar me përfaqësues të LVV-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë, në margjinat e konferencës, Gjuriq po mban takime të shumta me përfaqësues të partive politike nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë tubim rajonal, janë të përfshirë edhe përfaqësues të partive në pushtet dhe opozitare nga Republika e Serbisë”, thuhen në sqarimin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Përndryshe, Gjuriq të premten, para se të udhëtonte për Tiranë, mbajti një konferencë për shtyp në Beograd, në të cilën ndër të tjera ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit se ai “nuk dëshiron të negociojë me Vuçiqin”, duke thënë se “Kurti nuk mund të vendos për kuadra në emër të Serbisë” .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat