Albin Kurti kryeministri i parë që do ti kërkoj borxhin Serbisë

Aktuale

Albin Kurti kryeministri i parë që do ti kërkoj borxhin Serbisë

Nga: A.J Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:37
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër Albin Kurti duket se nuk do të veproj si gjithë kryeministrat e tjerë dhe kësaj radhë ai është i pari që do të kërkoj nga Serbia llogari për krimet e kryera dhe borqin që Serbia ka ndaj Kosovës.

Kurti ka premtuar se nuk do të veproj si kryeministrat e mëhershëm të cilët kanë “vrapuar” duke mos kërkuar asgjë nga Serbia derisa kjo e fundit ka shumë borxh ndaj Kosovës.

“Oferta ime për Serbinë është kërkesa e borxhit që ajo na ka. Do ia rendisim të gjitha. Pse duhet t’i bëj unë oferta Serbisë? Unë do t‘i kërkoj borxhin”, kishte thënë Kurti në një intervistë

Më tej shtoi se nuk është kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime.

“Dialogu mund të nisë, por nuk do kisha nxituar për një marrëveshje”, tha Kurti.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai tha se “na u mor toka, por ajo çfarë na u premtua (liberalizimi i vizave) nuk na u dha nga BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat