Heshtje në ‘opozitë’, PDK e AAK bëhen spektatorë të zhvillimeve nga LDK e VV - Bota Sot
Heshtje në ‘opozitë’, PDK e AAK bëhen spektatorë të zhvillimeve nga LDK e VV

Aktuale

Heshtje në ‘opozitë’, PDK e AAK bëhen spektatorë të zhvillimeve nga LDK e VV

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:35
Limaj, Haradinaj dhe Veseli

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës u regjistruan dje për mandatin që pritet të fillojë këto ditë edhe zyrtarisht. Të njëjtën e kanë bërë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e AKR. Kaq janë pak a shumë lajmet që po vijnë nga ‘Kampi i Opozitës’ tash e dy muaj.

Ata janë shndërruar këto ditë në spektatorë të zakonshëm të zhvillimeve në LDK dhe VV, parti këto që fituan zgjedhjet dhe po përpiqen të gjejnë një marrëveshje qeverisëse, pasi arritën që t’i çojnë në opozitë PDK-në, AAK-në e Nismën.

Aty-këtu ndonjë reagim sporadik, nga ndonjë zyrtar i tyre, por jo ndonjë ‘sulm’ opozitar për zvarritjen në krijimin e qeverisë së re.

PDK-AAK-NISMA kishin një qeveri e vogël në numra por e madhe në poste ishte dukur se do të ketë komunikim të shëndoshë e jetë të gjatë, por ndodhi që në fund ‘u prishën’ mes vete dhe kështu edhe përfundoi mandati i tyre, në gjysme.

Inati mes tyre, që njihen edhe si ‘Krahu i Luftës’, duket se ende nuk ka kaluar, pasi në këto dy muaj pas zgjedhjeve nuk janë parë të jenë takuar për ndonjë bashkëpunim ‘opozitar’ ani pse është ende herët të thuhet se 100% do të jenë në opozitë.

PDK dhe AAK kanë premtuar opozitë konstruktive por të fortë. Në krah do ta kenë edhe Nismën dhe AKR-në me 6 deputetë, e që në tërësi bëjnë 43 deputetë, kundrejt 57 nga LDK dhe VV dhe 20 nga minoritetet që kryesisht llogaritën pjesë e pozitës.

Duhet theksuar se të dy liderët opozitarë tash për tash, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë pranuar edhe ftesa dhe janë intervistuar nga e ashtuquajtura Gjykata Speciale. Të dy kanë qenë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat