Limaj: Dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës - Bota Sot
Limaj: Dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës

Aktuale

Limaj: Dëshmorët janë më meritorët për lirinë e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:28
Mujë Krasniqi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në 21-vjetorin e rënies.

Në një postim të shkurtër në facebook ka thënë se Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së, i cili ra heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan ai.

Limaj thotë se “komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.

“Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës të komandant “Kapuqit”. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, përfundon Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat