Gani Geci publikon detaje të reja për vrasësit e Enver Malokut: Ja cilët njerëz e dinë kush e vrau Enverin

Aktuale

Gani Geci publikon detaje të reja për vrasësit e Enver Malokut: Ja cilët njerëz e dinë kush e vrau Enverin

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:48
Fotografi e publikuar nga Gani Geci

21 vjet më parë, është vra në pabesi zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicisti dhe veprimtari i shquar Enver Maloku.

Ish deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka përkujtuar Malokun ku edhe ka treguar disa detaje të reja.

Geci thotë se para komunikatës nr. 59 ishte tentuar që ta vrasin Malokun, ndërsa pas botimit të reagimit të Zonës së Drenicës me në krye Sami Lushtakun, ku e hedh poshtë komunikatën nr. 59, Enver Maloku ishte vrarë.

Geci shkruan se askush në atë kohë nuk kishte guxim që ta botojnë reagimin kundër Komunikatës.

Geci thotë se vëllai i tij, Fadili e kishte telefonuar Malokun që ta botojnë reagimin në QIK.

“Enver Maloku i ka thënë vallahi bre Fadil boll rrezik është me botua se para ca kohe deshën të më vrasin në një atentat edhe është rrezik se po vrasin këta horra. Të nesërmen Enver Maloku për herë të parë e ka botuar reagimin e Zonës së Drenicës kundër Komunikatës nr 59 dhe Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ne QIK”, shkruan Geci.

Geci beson që njerëzit që e kanë shkruar komunikatën nr 59 e dinë kush e kreu vrasjen e Enver Malokut.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë te Republikës së Kosovës,

komunikata nr. 59 është nyje e zgjidhjeve të shumë vrasjeve politike në Republikën e Kosovës:

Enver Malokun kanë tentuar ta vrasin edhe para reagimit të Zonës së Drenicës kundër kësaj komunikate por u vra pas botimit të reagimit kunder kësaj Komunikatës nr 59.

Zona Operative e Drenicës në krye me komandantin Sami Lushtaku e të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë komunikatë si të pa vërtetë dhe të dëmshme për luftën.

Reagimin e Zonës së Drenicës aso kohe nuk guxonte askush ta botoj.

Në vitin 1998 ne reagimun ua kemi dërguar Adem Demaqit dhe Albin Kurtit në Prishtinë, Kohës Ditore dhe Bujkut ne Prishtinë dhe askush nuk ka pasur guxim ta botojë.

Nga një telefon që gjendej në Llaushë Fadil Geci e ka telefonu Enver Malokun shefin e QIK -ut dhe i ka thanë a mundesh me botua në boletinin e mbrëmjes se QIK - ut që aso kohe dilte në Prishtinë.

Enver Maloku i ka thënë vallahi bre Fadil boll rrezik ështe me botua se para ca kohe deshën të më vrasin në një atentat edhe është rrezikë se po vrasin këta horra.

Të nesërmen Enver Maloku për herë të parë e ka botuar reagimin e Zonës së Drenicës kundër Komunikatës nr 59 dhe Shtabit të pergjithshem të UÇK-së ne QIK.

Nuk e di saktë,sa kohë pas botimit reagimit kunder komunikatës u vra Enver Maloku sepse ai u tentua të vritet edhe para botomit të Komunikatës nr 59,por besoj se njerëzit që e kanë shkruar komunikatën nr 59 e din kush e kreu vrasjen e Enver Malokut.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat