Ambasadori Arifi nënshkruhet në librin e zisë për viktimat e aeroplanit ukrainas të rrëzuar në Tehran

Aktuale

Ambasadori Arifi nënshkruhet në librin e zisë për viktimat e aeroplanit ukrainas të rrëzuar në Tehran

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:24
Avni Arifi

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi sot është nënshkruar në librin e zisë të hapur nga Ambasada Ukrainës në Abu Dhabi.

Ky libër u hap në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran.

Arifi ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarëve të Ukrainës.

“Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi është nënshkruar sot në librin e zisë, të hapur nga Ambasada e Ukrainës në Abu Dhabi e në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran. Ambasadori Arifi ka përcjellur ngushëllimet e sinqerta të popullit të Kosovës për familjet e viktimave dhe qytetarët e Ukrainës.”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat