Veprimtari i LDK-së i reagon Selimit: More milioneri i Prishtines, i njejtë je edhe ti si Hasha - Bota Sot
Veprimtari i LDK-së i reagon Selimit: More milioneri i Prishtines, i njejtë je edhe ti si Hasha

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i reagon Selimit: More milioneri i Prishtines, i njejtë je edhe ti si Hasha

Nga: M.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:57
Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhek Rexhaj, ka postuar një video të intervistes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në këtë intervistë, Selimi flet për Presidentin Hashim Thaçi, duke treguar që ishte spiunë i shërbimeve edhe si udhëheqës politik në UÇK-së.

Mirëpo, Rexhaj, shprehët që këto të bëma i kemi ditur të gjithë populli i Kosovës mirëpo që kemi heshtur nga frika.

"Ehhhhh more Rexho milioneri i Prishtinës, i njejtë je edhe ti si Hasha, por bile ti mirë po banë që po tregon , ngase edhe je i dyshuar në Speciale", shprehët me tej, Rexhaj.

Postimi i plotë

Selimi: Hashimi ishte spiunë i sherbimeve sekrete edhe si udhëheqes politik në uçk !!!
Ka 20 vite mas luftës që vet kumanirat e vetëzgjedhun sikur nepër oda burrash flasin kundër njani tjetrit. Ka pra 20 vite që mbi 80% të cubave uzurpaues e vjedhës plaqkitës të pasunisë së populit e shtetit akuzojnë njani tjetrin se ishin spiuna, bandita, kercnues, shantazhues e deri edhe urdhnues të vrasjeve...Ehhh shumica e populit të Kosovës i ka dit dhe i ka perjetue vet, por frika i ka ndalue me shukatë. E tash këto që mbramë ( përseri) i foli ish njeriu ma i afërt i Hashimit, që ishte edhe minister i dhunshëm i qeverisë së dhunshme Thaqi 1999-2000 Rexhep Selimie vertetuan historinë se shtabi i vetëquajtur i përgjithshëm i UçK se ishte udhëhequr nga shpiuna e njerëz bandita. Selimi e tha shul shqip: H. Thaqi ishte rreziku i luftës, ishte i ardhun në krye si spiun e sherbimeve të shumta sekrete, Hashimi ishte i rrezikshëm për luftën dhe ashtë i rrezikshëm edhe tash!!!!!!!
Ehhhhh more Rexho milioneri i Prishtinës, i njejtë je edhe ti si Hasha, por bile ti mirë po banë që po tregon , ngase edhe je i dyshuar në Speciale, andaj tash kallxoni atje senet që keni ba duke shkatrrue Republiken që 22 vjet....Të gjithë ju mashtruesit e luftës duhet të denoheni nag të mashtruarit e ai ashtë ligji -POPULLI -specialja !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat