Anton Berisha për presidentin historik: E “theu në kurriz” ideologjinë sllavokomuniste në truallin Dardan

Aktuale

Anton Berisha për presidentin historik: E “theu në kurriz” ideologjinë sllavokomuniste në truallin Dardan

Nga: A.M. Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:31
Anton Berisha

Zëvendësministëri i Punëve të Jashtme në detyrë, Anton Berisha, ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme dhe me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi”.

Postimi i plotë:

Dr. Ibrahim Rugova, shkrimtari, filozofi e tradicionalisti i madh shqiptar apo si kam qef unë, me e thirr, BABLOKU I SHQIPTARISË.

Dr. Ibrahim Rugova, arriti në mënyrë të pabesueshme me e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavokomuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.

Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme dhe me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Në rrugëtimin tim politik, intelektual e patriotik, ndjehem krenar që isha me Të për të gjallë të Tij, dhe do të jem përherë në idenë tonë.

Image
Foto e publikuar nga Anton Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat