Thaçi takohet me zyrtarin e lart amerikanë

Aktuale

Thaçi takohet me zyrtarin e lart amerikanë

Nga: V.R Më: 21 janar 2020 Në ora: 20:33
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Donald Trump, Robert O’Brien.

Thaçi, bëri të ditur se i ka konfirmuar dhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-vë në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Postimi plotë:

Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat