“The New York Times”: Ja çka duhet të bëjë Kurti për të shmangur qeverinë e pakicës

Aktuale

“The New York Times”: Ja çka duhet të bëjë Kurti për të shmangur qeverinë e pakicës

Nga: A.ZH Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:50
Albin Kurti

Gazeta amerikane “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull situatës aktuale politike në Kosovë.

Mediumi ka bërë të ditur se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka dekretuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës.

Kurti ka edhe 12 ditë kohë për krijuar kabinetin e tij qeveritar, të cilin duhet t’ia prezantojë Kuvendit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Media citon Kurtin, i cili ka deklaruar se Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk pajtohen për koalicion, por ata janë të gatshëm të zhvillojnë “bisedime të mëtejshme për të gjetur një alternativë të pranueshme për të dyja palët”.

“The New York Times” ka shkruar se për të shmangur një qeveri të pakicave, Kurti do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e partive më të vogla.

“Kabineti i ri do të duhet të përfshijë një përfaqësues të pakicës etnike serbe, sipas Kushtetutës së Kosovës”, shkruan media.

Në vazhdim, mund të lexoni të plotë artikullin e “The New York Times”:

Presidenti i Kosovës të hënën ka mandatuar Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat asnjë parti nuk fitoi shumicën qeverisëse.

Presidenti Hashim Thaçi nxori një dekret për të emëruar Kurtin, drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje ose partisë së majtë, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Thaçi gjithashtu theksoi në dekret se Kurti ka 15 ditë kohë për të krijuar Kabinetin e ri përpara se të miratohet nga Parlamenti.

Vetëvendosje fitoi 29 nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës dhe është në përpjekje për të krijuar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e qendrës së djathtë, e cila fitoi një vend më pak në Parlament.

Bisedimet e koalicionit kanë vazhduar për një kohë të gjatë pasi dy partitë nuk kanë rënë dakord se kush do të emërohet president i ri i Kosovës pasi të skadojë mandati i Thaçit në vitin 2021. LDK po pretendon edhe postin e kryetarit të Parlamentit, tashmë të marrë nga Vetëvendosje në seancën e parë të parlamentit në dhjetor.

Kurti ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk pajtohen, por ata janë të gatshëm të zhvillojnë "bisedime të mëtejshme për të gjetur një alternativë të pranueshme për të dyja palët".

"Ne jemi të detyruar para të gjithëve (popullit) që të kthehemi në tryezën e bisedimeve dhe të mos i lëmë ato derisa të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Kurti në një mesazh video në Facebook.

Për të shmangur një qeveri të pakicave, Kurti do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e partive më të vogla.

Kabineti i ri do të duhet të përfshijë një përfaqësues të pakicës etnike serbe, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Kosova fitoi pavarësinë pas një fushate bombardimi të NATO-s që pasoi pas sulmeve të përgjakshme serbe mbi shqiptarët.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe ajo njihet nga më shumë se 100 vende, por jo nga Serbia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat