Profesori i Parisit zbulon formulën për marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës, ja kujt do t’i takojë kryetari i Kuvendit - Bota Sot
Profesori i Parisit zbulon formulën për marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës, ja kujt do t’i takojë kryetari i Kuvendit

Aktuale

Profesori i Parisit zbulon formulën për marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës, ja kujt do t’i takojë kryetari i Kuvendit

Nga: N.H Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me negociatat rreth një koalicion mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas Krakit, Lëvizja Vetëvendosje duhet t’ia jap LDK-së pozita e kryetarit të Kuvendit, por për krejt mandatin qeverisës, jo për një ose dy vite, pasi sipas tij, nuk është cirk aty Glauk Konjufca.

Mes tjerash, ai thekson se në këtë konfiguracion ku LDK merr edhe Presidencën edhe Kuvendin, VV-ja duhet t’i mbajë ministritë kryesore që mundësojnë aplikim të programit qeverisës.

Ja shkrimi i Krakit:

Image
Nezir Kraki

Atëherë kështu:

Le t’i jepet LDK-së pozita e kryetarit te Kuvendit por për krejt mandatin qeverisës, jo për një ose dy vite se nuk është cirk aty dhe Glauk Konjufca nuk është stoli murale që hiqet e kthehet si ndonje tablo apo pikture.

Në këtë konfiguracion (ku LDK merr edhe Presidencen edhe Kuvendin) VV duhet t’i mbajë ministritë kryesore që mundësojnë aplikim të programit qeverisës.

Punet e jashtme, punet e brendshme, drejtesia, arsimi, financat dhe infrastruktura duhet te menaxhohen nga e njejta qasje politike që ne bosht e ka rikthimin e kulturës së punës te shteti dhe rikthimin e dinjitetit te qytetari.
Edhe blloku tjetër i ministrive është po aq i rëndësishëm dhe duhet të menaxhohet me të njejtën qasje.

Kjo është fjala ime e fundit 😉

Jo, edhe diçka kam:
Mendoj se Kosovës i duhet një ministri ose një departament që do merrej me përcjelljen, mirëmbajtjen dhe forcimin e njohjeve bashkë me konsolidimin e imazhit të Kosovës si projekt i pakthyeshëm.
Me fjalë tjera, një ministri anti Daçiq dhe fushatës së tij për zhberjen e Kosovës nga jasht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat