“Eh more Albin, po ia dorëzon Kosovën Hashim Thaçit” – analisti i përmend edhe disa detaje tjera jo të mira për Kurtin

Aktuale

“Eh more Albin, po ia dorëzon Kosovën Hashim Thaçit” – analisti i përmend edhe disa detaje tjera jo të mira për Kurtin

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:59
Albin Kurti

Analisti politik, Faton Mehmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai në një shkrim thotë se për të parin e Vetëvendosjes më e rëndësishme po del te jetë karrigia.

Madje, analisti thotë se me këto veprime, Kurti po ia dorëzon Kosovën Hashim Thaçit.

“Eh more Albin, për tjerët e kemi ditur, por edhe për ty me rëndësi qenka karrigia se Kosova...po ia dorëzon Kosovën Hashimit, kjo nuk ka me t'u fal asnjëherë...tashme je kartë e djegur”, shkruan ai.

Ky reagim i Mehmetit vije pasi edhe në takimin e sotëm VV-ja ka hyrë duke thënë se nuk e jep pozitën e kryeparlamentarit të cilën e mban Glauk Konjufca.

Ndërkaq nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pak para takimit ka thënë se partia e tij e do pozitën e kreut të Kuvendit.

Dy palët kanë shfrytëzuar dalje tjera të Kuvendit të Kosovës, derisa gazetarët kanë qenë duke qëndruar në hollin e këtij institucioni.

Kujtojmë se një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat