Haki Abazi tha se do të ndahet partia, vjen reagimi nga LDK

Aktuale

Haki Abazi tha se do të ndahet partia, vjen reagimi nga LDK

Më: 29 janar 2020 Në ora: 22:38
LDK

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i është përgjigjur deklaratave të zyrtarit të VV-së, Haki Abazi, se LDK do të ndahet.

Në një përgjigje Rugova, ka thënë se qëndrimet e LDK-së, janë unike dhe nuk ka përçarje brenda partisë.

Ai ka shtuar se Haki Abazi ka dëshirë që ta shohë përçarjen e LDK-së, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“S’ka përçarje të LDK-së, Haki Abazi dëshiron që ta shohë kështu, por që nuk ka përçarje dhe nuk do të ketë. Qëndrimet e LDK-së janë unike”, i ka thënë shkurt Haki Rugova.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Haki Abazi, ka paralajmëruar ndarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).Në një debat në TV Dukagjin, Abazi ka thënë se nëse LDK-ja e djeg mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin, atëherë LDK-ja do të ndahet.

Ai nuk ka saktësuar se për çfarë ndarje bëhet fjalë. Sot gjatë ditës, njëri nga vëllezërit Geci ka akuzuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa si spiun të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat