Deputeti Fetah Rudi: Dora kriminale më bëri person me nevoja të veçanta, tregon çfarë vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Deputeti Fetah Rudi: Dora kriminale më bëri person me nevoja të veçanta, tregon çfarë vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:27
Fetah Rudi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi i cili rreth 20 vjet më parë shpëtoi nga një atentat i organizuar ndaj tij, e që si pasoj e la me nevoja të veçanta, që do të thotë në karrocë, ka treguar sot një vendim të mirë, që e ka marrë Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës me në krye Vjosa Osmanin.

Rudi përmes një shkrimi në Facebook tregon se, pas atentatit ndaj tij, është ballafaquar me shumë probleme pasi në shumë objekte private e shtetërore nuk ka qasje për personat me nevoja të veçanta.

E sot, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të sigurohet qasje në hapësirat brenda Kuvendit të Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Rudi këtë e quan hap pozitiv, dhe e falënderon kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin ku ka kërkua që njëjtë si në Kuvend të veprohet edhe në të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

Postimi i plotë:

Jane bere gati 20 vite, qe nga momenti kur dora e krimineleve shqiptar me beri person me nevoja te veçanta. Jane bere 20 vite, qe pothuajse ne cdo institucion privat e shteteror ne Kosove, ballafaqohem me probleme, pasi ne shumicen prej objekteve te tyre nuk ka qasje per personat me nevoja te veçanta.

Me nje problem te tille, jam ballafaqur edhe ne Kuvendin e Kosoves, qe nga dita e pare e dhenies se betimit si deputeti i Kuvendit te Kosoves, me 26 dhjetor 2019, ani pse zgjedhjet ishin mbajtur me 6 dhjetor 2019, dhe une kisha siguruar mbi 12 mije vota, te cilat ma siguronin ulesen ne Kuvendin e Kosoves. Udheheqesia e kaluar e Kuvendit te Kosoves, nuk e kishte pare te arsyeshme te investoje ne Kuvend, ne menyre qe me 26 dhjetor te kem qasje ne gjitha hapsirat e Kuvendit te Kosoves. I kuptoj, veshtire e kane.

Por sot, Kryesia e Kuvendit te Kosoves, e udhehequr nga zonja e nderuar, kryetarja Vjosa Osmani, paska marr vendim qe te investohet ne objektin e Kuvendit te Kosoves, ne menyre qe jo vetem mua, por te gjithe personave me nevoja te veçanta tu sigurohet qasje ne hapesirat brenda Kuvendit. Nje hap shume pozitiv ky, per te cilin falenderoj kryetaren Osmani dhe kryesine e Kuvendit te Kosoves. Njejte si Kuvendi i Kosoves, kerkoj qe te veprojne edhe te gjitha institucionet shtetrore ne Kosove, por edhe ato private, ne menyre qe personat me nevoja te veçanta ne Kosove te mos jene te diskriminuar, ashtu sic kane qene deri me tani. Kosova eshte vend i te gjitheve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat