Pamje të rralla të Nexhmije Pagarushës në Cyrih, ja përkrah kujt shfaqej

Aktuale

Pamje të rralla të Nexhmije Pagarushës në Cyrih, ja përkrah kujt shfaqej

Nga: A.ZH Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:53
Ibrahim Kodra dhe Nexhmije Pagarusha

Kosova ka mbetur që nga dita e djeshme pa bilbilin e këngës Nexhmije Pagarushën.

Ylli i muzikës shqipe ka vdekur në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Gazeta “Bota sot”, ka në arkivat e saj një video të rrallë të Pagarushës, ku shfaqet në mbrëmjen gala të organizuar për të nderuar personalitete me çmimin, i cili do të mbante emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në mesin e të nderuarve me këtë çmim ishte edhe piktori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ibrahim Kodra.

“Bota sot” kishte zgjedhur që çmimin për piktorin Kodra ta ndante bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Image

Piktori Kodra nga lexuesit e gazetës “Bota sot”, u nderua me çmimin Skënderbe, si personaliteti që e bëri të njohur Shqipërinë në fushën e arteve figurative.

Ngjarja ishte organizuar në vitin 1997 në Cyrih./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat