Flet mbesa e Nexhmije Pagarushës, tregon si ngushllëllohej ajo kur nuk ishte mirë

Aktuale

Flet mbesa e Nexhmije Pagarushës, tregon si ngushllëllohej ajo kur nuk ishte mirë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:15
Pamje nga homazhet

Në akademinë përkujtimore në nderim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka folur edhe mbesa e saj Mirjeta.

Mirjeta është familjarja e parë që ka folur që pas vdekjes së këngëtares.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri”.

“Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë”

Mirjeta mes tjerash falënderoj të gjithë familjarët dhe kujdestarët që janë kujdesur shumë për të.

“Populli nuk e humbi dhe kultura një hyjneshë por edhe familja e humbi një nënë, një gjyshe, një stërgjyshe, një hallë” tha mes lotësh Mirjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat