Pavarësisht dallimeve, grupi parlamentar Nisma-AKR nuk pritet të ndahet

Aktuale

Pavarësisht dallimeve, grupi parlamentar Nisma-AKR nuk pritet të ndahet

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 22:47
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Grupi Parlamentar Nisma – AKR pavarësisht dallimeve nuk pritet të ndahet. Duket që rreziku që të dy partitë të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.

Ndonëse garuan së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit Nisma dhe AKR këtë legjislaturë e nisën me deklarata kundër njëra-tjetrës rreziku që këto dy parti të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre por që në partinë e Behgjet Pacollit, nuk e mohojnë mundësinë që siç thonë ata, për interes të shtetit, t’i bashkohen grupeve parlamentare të partive në pushtet.

Por i emëruari si shef grupi i këtij koalicioni Haxhi Shala, thotë se këto nuk janë arsye që të ndahet grupi parlamentar.

Se ka dallime në Grupin Parlamentar Nisma-AKR thotë edhe nënkryetari i kësaj të fundit, Vesel Makolli.

Ai thotë se janë për bashkëpunim të mëtejmë.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar Nisma-AKR kanë garuar si koalicion i përbashkët ndërsa me vështirësi të mëdha e kanë kaluar pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat