Albulena Haxhiu jep detaje për vrasësit e Mon Balajt dhe Arben Xheladini

Aktuale

Albulena Haxhiu jep detaje për vrasësit e Mon Balajt dhe Arben Xheladini

Nga: V.R Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:57
Albulena Haxhiu

Sot u përkujtuan dy viktimat e protestës së 10 shkurtit n’2017’tën, përkatësisht Mon Balaj dhe Arben Xheladini që, qenë vrarë nga plumbat e gomës të gjuajtura nga policia rumune.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi, deklaroi se Paneli Këshillues për të drejtat e njeriut të UNMIK-ut, kishte bërë përgjegjëse policinë rumune për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

Ajo, tregoi poashtu se organizata ndërkombëtare Amnesty International, ka dënuar vrasjen e qytetarëve në protest.

Përkundër gjithë kësaj, ajo tha se asnjë përpjekje nuk është bërë për të vënë drejtësi në vend.

Postimi plotë:

Sot, kujtuam dy qytetarët e Kosovës, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, të cilët u vranë më 10 shkurt 2007.

Paneli Këshillues për të drejtat e njeriut të UNMIK-ut kishte bërë përgjegjës, policinë për vrasjen e Monit dhe Arbenit. Gjithashtu organizata ndërkombëtare si Amnesty International, vite më parë, ka dënuar vrasjen e dy qyetarëve në këtë protestë. Kjo organizatë i ka dërguar dhjetra letra UNMIK-ut dhe Qeverisë rumune në lidhje me protestën e 10 shkurtit. Ndërkaq OKB pas kësaj proteste kishte ndaluar përdorimin e plumbave të gomës.

Edhe përkundër kësaj, asnjë përpjekje nuk është bërë për të vënë drejtësi në vend.

Minstria e Drejtësisë do të jetë në shërbim të së drejtës së qytetarëve dhe do të merret me të gjitha rastet që kanë shënuar cenimin e plotë të të drejtave të tyre ndërsa në anën tjetër tani kemi mundësinë të kërkojmë përgjegjësi nga UNMIK-u lidhur me moszbatimin e opinionit të panelit këshillues për të drejtat e njeriut.

Kosova duhet të jetë vendi ku qytetarët flasin lirshëm bindjet dhe shprehin vullnetin e tyre politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat