Anëtarit të PDK-së i lind djalë, bashkëpartiakët festojnë me armë

Aktuale

Anëtarit të PDK-së i lind djalë, bashkëpartiakët festojnë me armë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari të rinjëve të Partisë Demokratike të Kosovës (RDK) në Ferizaj, Fisnik Bislimi është bërë baba. Për lindjen e djalit, ai mbrëmë e ka organizuar një festë me këngë rapsodike, ndërsa bashkëpartiakët e tij janë përkujdesur që t’ia bëjnë edhe më atraktive atë, duke gjuajtur me armë zjarri.

Përveç anëtarëve të tjerë të partisë, pjesmarrës në festën e rrezikshme ka qenë edhe kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi.

Media ka siguruar video-incizimet ku shihet e dëgjohet se vazhdimisht gjatë ndejës ka pasur gjuajtje me armë.

Pavarësisht se krismat nga shkrepjet e armëve ishin shumë të shpeshta, ish-kandidati i PDK-së për deputet, Donjet Bislimi thotë se nuk e ka parë dhe nuk e ka dëgjuar ndonjë të shtënë.

“Unë nuk e kam pa që ka ndodhë ajo punë. Absolutisht nuk kam dëgju krisma”, ka thënë Bislimi.

Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në ndejë, por ka thënë se pjesëmarrja e tij në atë festë nuk ka aspak rëndësi.

“Çfarë rëndësie ose çfarë relevance ka pjesëmarrja? Nuk ka kurrfarë rëndësie pjesëmarrja nëpër ndeja private”, ka thënë Bislimi.

Nga bashkëpartiakët e Fisnik Bislimit që morën pjesë në ndejën e organizuar nga ai, ishin edhe sekretari i Rinisë së PDK-së, Albrim Badallaj, sekretari Elektoral i RDK-së në Prishtinë, Florian Beka e kryetari i Rinisë së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat