Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me Bekim Jasharin dhe Ramiz Lladrovcin kanë vizituar Prekazin që nga atje ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Postimi në Facebook:
Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë! ??