Qeveria Kurti nuk ndalë shkarkimet në Postë, çfarë ndodhë me punëtoret nga njerëzit e Ramush Haradinajt

Aktuale

Qeveria Kurti nuk ndalë shkarkimet në Postë, çfarë ndodhë me punëtoret nga njerëzit e Ramush Haradinajt

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:29
Posta dhe Telekomi i Kosovës

Me t’u shkarkuar Bordi i Drejtorëve të Postës dhe Telekomit, nisën reagime të mëdha nga palët kundërshtare të qeverisë.

Vlen të theksohet poashtu se gjatë periudhës së ish-drejtorit të Postës Gent Begolli, u punësuan mjaftë punëtor, kryesisht familjar të zyrtarëve të partisë së Ramush Haradinajt.

Në Telekom u patën punësuar edhe burri i Donikës, jo Kadaj por Bujupi, djali i Muharrem Nitajt, djali i Teuta Haxhiut dhe shumë të tjerë në mesin e 2.500 punëtorëve sa llogaritet se ka kjo ndërmarrje buzë falimentimit.

Publicisti Xhevdet Pazhari, thotë se është irrituese se çfarë ka ndodh me Postën gjatë në kohën e mëparshme.

Postimi plotë:

Në Telekom u patën punësuar edhe burri i Donikës, jo Kadaj por Bujupi, djali i Muharrem Nitajt, djali i Teuta Haxhiut dhe shumë të tjerë në mesin e 2.500 punëtorëve sa llogaritet se ka kjo ndërmarrje buzë falimentimit.

"Mund të ndodhë që baba e ka shti në punë, mund të ndodhë që është i dijshëm...", pati deklaruar aso kohe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e punësoi edhe kunatën e tij në Telekom.

Daut Haradinaj pati deklaruar: Nuk mendoj se është dëmtuar Kosova pse janë punësuar 100 persona të AAK-së në kohën kur 250 u zbuluan me fakte. Ndërsa deputeti Shkumbin Demalijaj deklaronte haptazi: Me mujt krejt njerzit e Aleancës i kisha punësu.

Mos të harrojmë, mashtrimi më i madh ishte lista me veteranë të rrejshëm, 60 mijë, gjysma e më shumë e të cilëve ishin "votues me pagesë".

Valla bre e kishit pas dasht shumë këtë Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat