Vitia dhe ambasadori italian Orlando diskutojnë për projektet e përbashkëta në shëndetësi

Aktuale

Vitia dhe ambasadori italian Orlando diskutojnë për projektet e përbashkëta në shëndetësi

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:30
Arben Vitia, Orlando

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës,  Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi përmes vazhdimit të projekteve mbështetëse, duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Vitia falënderoi përmes Ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës, ndërkohë që bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën që të gjitha projektet e ardhshme të koordinohen, investimet të jenë efektive që të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore dhe të sigurta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat