Ibrahim Gashi: Pezullimi i taksës do të ishte zgjidhje e balancuar

Aktuale

Ibrahim Gashi: Pezullimi i taksës do të ishte zgjidhje e balancuar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:55
Ibrahim Gashi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se qeveria e re duhet të gjejë një zgjidhje optimale rreth taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Në një intervistë, ai ka thënë se pezullimi i taksës mund të ishte një zgjidhje e balancuar.

Sipas tij, kjo do të ndikonte në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në.

Ai ka vlerësuar se aprimi i reciprocitetit me Serbinë do të ishte masë vështirë e aplikueshme në të gjitha aspektet.

Gashi ka theksuar se qeveria e re duhet të ketë objektiva të qarta programore për trajtimin e problemeve që shteti ynë ka përpara në planin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat