Demantohet Milaim Zeka: Jo Millosheviqi, ja kush ishte i pari që kishte deklaruar se “Zeka e kishte vrarë Ahmet Krasniqin”

Aktuale

Demantohet Milaim Zeka: Jo Millosheviqi, ja kush ishte i pari që kishte deklaruar se “Zeka e kishte vrarë Ahmet Krasniqin”

Nga: Bota sot Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:52
Milaim Zeka

Anëtari i shoqërisë civile Samir Potera, i ka reaguar ish-deputetit Milaim Zeka, i cili mbrëmë në emisonin Pressing, ka thënë se Sllobodan Millosheviqi, ishte i pari që e kishte përmend në Hagë se Zeka e kishte vrarë Ahmet Krasniqin.

Potera ka demantuar Zekën, duke thënë se ishte Milaim Zeka, ai që kishte deklaruar në shkurt të vitit 1999 në Rambuje, se Ahmet Krasniqin e kishte vrarë Milaim Zeka, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Zeka i kishte thënë gazetarit Mero Baze, se “do ta vriste si Ahmet Krasniqin”.

Postimi i Poterës në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Milaim Zeka: Sllobodan Millosheviqi i pari e ka permene ne Hage se une e kam vra Ahmet Krasniqin.

Jo, jo. I pari qe ka thane se Milaim Zeka e ka vra Ahmet Krasniqin eshte Milaim Zeka, edhe ate ne Rambuje ne shkurt te vitit 1999.

Milaimi i ka thane Mero Bazes: “hiqu anej se ta ...nanen e te vrase si Ahmet Krasniqin.” Mero e ka tregue kete ne nje shkrim qysh atehere ne nje te perditshme ne Tirane me titull: Hashim, lidhe qenin! E masnej shkrimi eshte botue ne mediat kosovare. E Slloba prej aty e ka marre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat