Publikohet letërkëmbimi i Ramush Haradinajt me Sekretarin e NATO-s për FSK-në

Aktuale

Publikohet letërkëmbimi i Ramush Haradinajt me Sekretarin e NATO-s për FSK-në

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj

Letërkëmbimi i publikuar sot nga kryeministri Kurti nuk është asgjë më shumë se një zotim i Thaçit si kryeministër i atëhershëm se nuk e garanton mosdërgimin e FSK’së në veri, por e siguron NATO’n se një gjë të tillë do të bëjë vetëm në koordinim të plotë me NATO’s.

Çdo aktivitet i sigurisë në Kosovë, në fakt ka qenë dhe mbetet i koordinuar me NATO’n. Njësoj kishte vepruar edhe ish-kryeministri Haradinaj, në një letër dërguar NATO’s para transformimit të FSK’së në ushtri.

Në letrën e Haradinajt dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’së, Jens Stolenberg, kërkohet qartazi nga NATO’ja që ta mbikëqyrë shpërndarjen e trupave të FSK-së në gjithë Kosovën për 10 vitet e ardhshme, sa edhe do të zgjasë tranzicioni i FSK’së në ushtri.

“Dëshiroj t’i bëj ftesë KFOR’it për ta nënshkruar një protokoll të ri me Qeverinë e Kosovës, për t’i vendosur procedurat operacionale për shpërndarjen e FSK-së brenda Kosovës deri në përfundim të mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së”.

“Kam besim që do ta konsideroni ofertën time që NATO ta monitorojë procesin 10-vjeçar të procesit të tranzicionit dhe mundësinë për ta nënshkruar një protokoll të ri me KFOR’in për shpërndarjen e FSK’së brenda Kosovës deri në përfundim të mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së.”

Po ashtu, për një letërkëmbim të Qeverisë së Isa Mustafës me NATO’n, kishte folur vetë Mustafa në një konferencë më 8 dhjetor 2016.

https://kryeministri-ks.net/sekretari-i-nato-s-i-pergjigjet-kryeministrit-mustafa-nato-konfirmon-avancimin-substancial-te-bashkeveprimit-me-kosoven/?fbclid=IwAR2Lq100MT1u2CjRngCBHTqQXLIe7ZPJUaay_ma5KSwbUQSt-ekA2nXvFhE

Letërkëmbimi i Thaçi me ish’sekretarin e NATO’s është diskutuar disa herë edhe në paraqitje të Thaçit nëpër konferenca dhe në diplomaci letërkëmbimi njihet si shprehje e vullnetit politik në shenjë mirëbesimi dhe bashkëpunimi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat