Abazi: Po pastrohet Kosova nga keqpërdoruesit

Aktuale

Abazi: Po pastrohet Kosova nga keqpërdoruesit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:59
Haki Abazi, Qeveria e Kosovës

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka komentuar vendimet që ka marr qeveria Kurti, duke i vlerësuar si vendime të duhura dhe si pavarësim të institucioneve.

“Me vendimet që po merren, Kosova po konsolidohet si shtet me standarde të larta për funksionim të institucioneve dhe mekanizmave qeveritare/ shtetërore. Po pastrohet nga ngarkesat, mbivendosjet dhe keqpërdoruesit, për t’i shërbyer qytetarit me nder dhe me përgjegjësi e drejtësi.

Të tillë, e duan edhe shtetet që na kanë ndihmuar të çlirohemi e pavarësohemi, e së fundmi janë me ne edhe në shtetbërje.

Rrugë të shkurtër – për demokraci drejtësi dhe partneritet serioz e të qëndrueshëm – nuk ka”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat