Thaçi tha se do të ketë qindra miliona dollarë investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja me Serbinë, reagon eksperti i ekonomisë

Aktuale

Thaçi tha se do të ketë qindra miliona dollarë investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja me Serbinë, reagon eksperti i ekonomisë

Nga: N. H Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:09
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media ka thënë se gjatë takimeve në SHBA i është thënë se janë të gatshme qindra miliona dollarë, për investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar njohësi i ekonomisë, përcjell “Bota sot”.

Lekë Musa, ekspert i ekonomisë, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur si jo të drejt këtë deklaratë të te parit të vendit.

Musa thotë se USIDFC mund të jetë e hapur për financimin e investimeve të kompanive amerikane në Kosovë në rast se ato kanë interes, dhe se kjo nuk do të thotë se do ketë investime qindra milionëshe.

Ja shkrimi i tij:

Jo e sakte. USIDFC mund te jete e hapur per financimin e investimeve te kompanive amerikane ne Kosove ne rast se ato kane interes. Kjo nuk do te thote se do kete investime qindra milioneshe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat