Kërkohet kthimi i Elez Blakajt në Kosovë

Aktuale

Kërkohet kthimi i Elez Blakajt në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2020 Në ora: 09:34
Elez Blakaj

Pas formimit të Qeverisë Kurti, tashmë po kërkohet edhe kthimi i ish-prokurorit Elez Blakaj në Kosovë.

Bakaj e kishte lëshuar Kosovën pas shantazheve dhe kërcënimeve të shumta.

Ai ishte kërcënuar pasi kishte bërë gati dosjen për listat e veteranëve.

E këtë kthim të tij në Kosovë, po e kërkon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Ata thonë se Blakaj duhet të kthehet dhe të i sigurohet ambienti i sigurt për punë.

Postimi i plotë:

Ky vit solli Qeverine Kurti .Solli edhe ndryshimin .Duhet te sjell te gjithe ata veterane te rreme para drejtesise bashke me organizatoret e kesaj skeme teper kriminale e cila eshte perdore per interesa partiake dhe elektorale. Ata qe ne vend ta ruajne kultivojne shtetin PANI u be hisedar ne skema mashtrimi.

Prokurori Elez Blakaj duhet te kthehet ne Kosove per te vazhduar punen. , Atij duhet ti sigurohet ambient i sigurt ku mundet ta ushtroj profesionin e tij si Kryeprokuror i shtetit, element destruktiv e paten sulmuar dhe kercenuar me jete.Alaksander Lumezi perveq qe i ka sherbyer Klikes kriminale te instauar ne pushtet asgje nuk beri ne sherbim te shtetit....Shteti duhet te ckapet deri ne fund .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat