Flet Vjosa Osmani tregon pse nuk e votoi mocionin për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Flet Vjosa Osmani tregon pse nuk e votoi mocionin për rrëzimin e qeverisë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:32
Vjosa Osmani

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Kështu ka thënë Vjosa Osmani.

“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.

Media ka tentuar të marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku por i njëjti nuk është përgjigje.

I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin. Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat