Tre më të mirët janë në krye/ Ndihmoje Kosovën, rri në shpi!

Aktuale

Tre më të mirët janë në krye/ Ndihmoje Kosovën, rri në shpi!

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:42
Arben Vitia dhe Shpend Ahmeti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, thotë se as ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, as ai i Infrastukturës Lumir Abdixhiku e as Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, , nuk munden të na ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit, nëse ne si shoqëri këto dy-tre javë sjellemi sikur nuk është duke ndodhur asgjë,

Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook thotë se, shpërndarja e COVID 19 është një nga sfidat me të cilat shtetet më të fuqishme nuk po mund të përballen edhe përkundër sistemteve moderne e të avancuara shëndetësore, janë përballë kolapsit.

Shkrimi i plotë në Facebook

Shpërndarja e COVID 19 është një nga sfidat me të cilat shtetet më të fuqishme nuk po mund të përballen!

Këto shtete, përkundër sistemteve moderne e të avancuara shëndetësore, janë përballë kolapsit!

As Arben Vitia, as Lumir Abdixhiku, as Shpend Ahmeti, që të tre i kam miq, nuk mundën me na ndihmu nëse ne si shoqëri këto dy-tre javë sjellemi sikur nuk është duke ndodhur asgjë, e për me keq nëse bëhemi me të menqur se shkenca dhe urdhëzimet e shtetit!

Me të tre prej tyre kam punuar, i njoh mirë, janë më të mirët e këtij vendi, por jane vet dhe të pa mjaftueshem nëse kjo nuk bëhet betejë e jona kolektive!

Ndihmoje Kosovën dhe #rriNshpi??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat