​Ismaili tregon nëse do të mbahet seanca për rrëzimin e Kurtit

Aktuale

​Ismaili tregon nëse do të mbahet seanca për rrëzimin e Kurtit

Më: 22 mars 2020 Në ora: 17:14
Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka folur rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Tashmë janë mbledhur 46 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të mos heqjes së plotë të taksës dhe shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së.

I pyetur se a paraqet shkelje të rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHP-së mbajtja e një seance për mocionin e mosbesimit në këto kushte kur vendi po përballet me koronavirus, Ismaili tha se do të kryejnë detyrën e tyre si deputet nëse thirret kjo seancë.

"Mendoj që vijmë në një risk të të qenit deputet. Pra, ne do të kryejmë punën tonë nëse thirret seanca”, u shpreh ai.

Ismaili ka përmendur edhe seancën për votimin e buxhe tit, kur kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani kishte siguruar se ambienti i Kuvendit është dezinfektuar.

Kosova ka shënuar sot rastin e parë fatal për shkak të koronavirusit, ndërsa deri më tash janë regjistruar 31 raste me të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat