Murati: Është për marre që Kuvendi sot është mbledhur për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Murati: Është për marre që Kuvendi sot është mbledhur për rrëzimin e qeverisë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:28
Hekuran Murati

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është për turp që Kuvendi është mbledhur në këtë kohë për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij, të gjitha vendet në botë në këtë situatë kritike me përhapje të Covid19 Kuvendin e mbledhin për të ndihmuar në menaxhimin e situatës, ndërkohë që në Kosovë ndodh e kundërta.

Murati tha se po synohet rrëzimi i një qeverie e cila që prej marrjes së mandatit ka bërë punë të shkëlqyeshme.

“Kjo është për turp, kjo është për marre, ky Kuvend sot është mbledh për të rrëzuar qeverinë, nuk është mbledh për t’i ndihmuar popullit, e janë dy arsye që janë mbledh për të rrëzuar qeverinë ka të bëjë; E para ka të bëjë me një marrëveshje të rrezikshme e cila ka për synim edhe cenimin e integritetit territorial; kurse e dyta ka të bëjë me vazhdimin e hajnisë cilën kjo qeveri filloi me ja këput damarët. Sa i përket marrëveshjes për me e nda Kosovën është ajo thënia që nuk është problemi pse kaloi një herë tha miu, por po e bën udhë, edhe të ne, këto partitë e 20 viteve të fundit e kanë bërë udhë për me dhënë tokë kojshive”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat