Qeveria ka ndarë nga 100 euro më shumë për punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacive

Aktuale

Qeveria ka ndarë nga 100 euro më shumë për punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacive

Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:31
Ilustrim

Qeveria e Kosovës pritet që për dy muajt e ardhshëm t’i ndajë nga 100 euro shtesë në pagat e të gjithë punëtorëve që kanë punuar në markete ushqimore, në furra të bukës dhe në farmaci.

Këtë propozim ka ardhur nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht duke siguruar furnizim të amvisërive me nevojat ushqimore dhe shëndetësore.

Për të gjithë këta punonjës, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndaj nga një pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë masë qeveritare janë parashikuar të ndahen 3 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat