Këshilltari i Kurtit: Hashimi po thotë "Komunat e Rankoviqit duhet t'ia kthejmë Serbisë"

Aktuale

Këshilltari i Kurtit: Hashimi po thotë "Komunat e Rankoviqit duhet t'ia kthejmë Serbisë"

Nga: A.J Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:55
Albin Kurti

Driton Tali këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit ka reaguar përmes një postimi në facebook duke iu drejtuar Berat Buazhales ka thënë se pse nuk e pyeti ai Grenellin për se Serbia nuk po e njeh Kosovën, pasi që po kërkon ndarjen e Kosovës dhe eksterritorialitet për "Kishat serbe" si dhe për "komunat me shumicë serbe" që ngelin në "Kosovën Qendrore" të kenë Zajednicë.

Postimi i plotë

Berat Buzhala, pse s'pe pyet Granellin kështu:

Serbia nuk pe njeh Kosovën. Ajo kërkon ndarjen e Kosovës dhe eksterritorialitet për "Kishat serbe" si dhe për "komunat me shumicë serbe" që ngelin në "Kosovën Qendrore" të kenë Zajednicë.

Gjersa ne kosovarët e duam një Kosovë me këto kufijtë ekzistues ku të gjitha komunitetet gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta.

Bile ne kemi pranuar edhe "diskriminimin pozitiv" për komunitetin serb.

Por kot, Serbia e don se e don ndarjen e Kosovës, eksterritorialitetin dhe Zajednicën për komunat që ngelin në Kosovë?

Çka duhet të bëjmë?!

Hashimi po thot se "Komunat e Rankoviqit duhet t'ia kthejmë Serbisë".

E ju zotni Grenell çka po thuani me bë ne?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat