Koronavirusi edhe në Drenas, konfirmohet rasti i parë

Aktuale

Koronavirusi edhe në Drenas, konfirmohet rasti i parë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:59
Foto

Është regjistruar rasti i parë me koronavirus (COVID-19) në Komunën e Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), i cili ka thënë se 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë identifikuar gjatë ditës së sotme.

Në mesin e 20 rasteve, është edhe një rast me koronavirus në Komunën e Drenasit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti,  pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKShPK.

Me këto raste, ka shkuar në 165 persona të infektuar me virusin Covid-19 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat