Veseli shpërfill rregullat për mbrojtje nga koronavirusi – përqafohet me qytetarë

Aktuale

Veseli shpërfill rregullat për mbrojtje nga koronavirusi – përqafohet me qytetarë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:06
Kadri Veseli

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkelur rregullat e autoriteteve shtetërore për mbrojtje nga koronavirusi (COVID-19), në një vizitë që ka realizuar të hënën në veri të vendit.

Veseli ka shkuar në vizitë tek banorët shqiptarë të komunave veriore të Leposaviqit dhe Zveçanit pa maskë mbrojtëse nga koronavirusi.

Madje, pamjet e filmuara, shfaqin kreun e PDK-së teksa përshëndet dhe përqafon qytetarët. Nuk përfill rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për mbajtje të distancës prej dy metrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 20 raste pozitive me coronavirus, duke e dërguar kështu në 165 numrin e të prekurve në Kosovë.

Po ashtu bëhet e ditur që një pacient është shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat