“Paditin punëdhënësin që të merrni pagën e luftës” - Bota Sot
“Paditin punëdhënësin që të merrni pagën e luftës”

Aktuale

“Paditin punëdhënësin që të merrni pagën e luftës”

Nga: A.M. Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:29
Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi, ka krahasuar punën e Qeverisë së Kosovës, dhe të asaj të Shqipërisë, rreth punëtorëve të cilët nuk kanë kontrata pune.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se vetëm në Shqipëri thuhet të paditin punëdhënësin që të merrni "pagën e luftës".

Postimi i plotë:

Sot qeveria e Kosovës njoftoi se punëtorët "që kanë punuar deri tani, por s'kanë pasur kontrata të punës, (pra kanë punuar në të zezë) do të futen në listën e pagave dhe do të paguhen nga 130 euro në muaj".

Ndërsa qeveria e Shqipërisë u thotë këtyre punëtorëve "padisni punëdhënësin që të merrni "pagën e luftës"". Vetëm në Shqipëri përdoret termi luftë!!!Në fakt kjo lloj page mund të quhet "shpërblim për spiunim"! Por askush nuk spiunon, sepse qeveria nuk thotë cili do ishte ky shpërblim. Përveçse askush nuk beson më te premtimet, sepse mund të dalin si kursi i dollarit me lekun në spitalin e Lezhës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat