Vetëvendosje duhet të udhëheq me qeverinë, çdo vendim i Kushtetutës mund të rrezohet

Aktuale

Vetëvendosje duhet të udhëheq me qeverinë, çdo vendim i Kushtetutës mund të rrezohet

Nga: A.J Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:23
Qeveria Kurti

Analisti politik Bleron Baraliu përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se në këtë kohë duhet të kërkohet unitet për tejkalimin unik politik për tre apo katër muaj.

Ai ka thëne se qeverinë duhet të vazhdoj ta udhëheq vetëvendosje por që të jetë në pajtim më te tjerët e jo duke u marrë më luftën juridike.

Baraliu po ashtu ka jep ide se si edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të rrezohen.

Postimi i plotë:

Te dashur shqiptare, dhe ju analiste sharllatane te kushtetutshmerise:

Calmate, te kerkojme unitet dhe tejkalim unit politik per 3-4 muaj. Qeverine duhet te vazhdoje ta udheheq VV me pajtim me te tjeret, jo duke luftuar 'juridikisht'! Dhe bese 'opozitaret' nuk pajtohen kurrsesi qe VV te vazhdoj pushtetin. - VV t'ua dorezoj pushtetin; kjo nuk ka kurrfare rendesie ne kontekst afatgjate.

1 - Nese GjK ka marre nje vendim, nuk dmth qe vendimi i tyre nuk eshte kunderkushtetues dhe nuk mund te rrezohet kurre. Ne link mund te gjeni 10 vendime te ShBA Supreme Court te abroguara nga vendime te mepasme

2 - E kam thene atehere dhe mendoj njesoj ende: vendimi i GjK rreth dyluftimit Thaci-VLAN ka qene antikushtetues, dhe duhet te shqyrtohet. Presidenci ka (dhe duhet te kete) diskrecion ne parim me shmangjen e krizave politike dhe zgjedhjeve repetitive pa shprese per ndryshime progresive

 

3 - Fjala 'mundet' dhe 'may' gjithsesi nenkuptojne opcion por jo edhe detyrim. Perndryshe fjala "must" ne verzionin anglisht eshte perdorur plote 68 here, por ne 82.2 shkruhet "Assembly may be dissolved", dhe ne shqip "Kuvendi mund te shperndahet nga Presidenti"... Fjala "duhet" ne verzionin shqip perdoret 34 here, dhe "mund" 140 here. Pra nuk ka kontekst qe "mund" e shendrron ne "detyrohet".

4 - Rrezimi i qeverise ne nje kohe krize, nen pretekstin se ka dicka urgjente qe nuk e lejon Shtepine e Bardhe te shtyej dialogun/marreveshjen, ishte nje veper antikombtare e krahasesueshme me kuvendin e 1989 qe 'dorezoi' mvetesine e Kosoves para Millosheviqit. Kete po e them me plote vetedije edhe pse kam miq deputete qe e kane perbire kete tradheti...

5 - POR, ne kete kohe, nuk duhet krijuar kriza politike idiotike, perderisa margjina per gabim kunder Covid-19 eshte teper e vogel, dhe edhe vemendja e terhequr me minimalisht mund te shkaktoj deme katastrofale qe mund te vrasin mbi 5,000 kosovare!!! Merreni seriozisht rrezikun vdekjeprures, lereni poltiiken.

Atehere, propozoj ti leni anash analizat gjuhesore e juridike, dhe te mendoni pragmatisht - jo cfare thote kushtetuta e ligji, por cfare thote zeri i aresyes se si te luftojme kete krize. Kohe per zgjedhje e ballafaqime politike do te kete mjaft - por asgje nuk do t'ia vleje nese humbim mijera jetera, ne mos dhjetera mijera kur kemi parasysh edhe efektin social e ekonomik.

Calmate, te kerkojme unitet dhe tejkalim unit politik per 3-4 muaj. Qeverine duhet te vazhdoje ta udheheq VV me pajtim me te tjeret, jo duke luftuar 'juridikisht'! Dhe bese 'opozitaret' nuk pajtohen kurrsesi qe VV te vazhdoj pushtetin. - VV t'ua dorezoj pushtetin; kjo nuk ka kurrfare rendesie ne kontekst afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat