“Refuzojmë”, nënkryetari i LDK-së nga Lipjani përfshihet në përplasjen mes Veliut e Osmanit

Aktuale

“Refuzojmë”, nënkryetari i LDK-së nga Lipjani përfshihet në përplasjen mes Veliut e Osmanit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:32
Imri Ahmeti

Edhe Imri Ahmeti, nënkryetar i LDK-së, njëherit edhe kryetar i komunës së Lipjanit është përfshirë në polemikën e ashpër mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit.

Përfshirja e Ahmetit në këtë debat në bazë të asaj që ai ka shkruar në Facebook ka qenë neutrale, teksa ka lënë të kuptohet se përplasjen mes Veliut e Osmanit, ai e cilëson si “arenë për hesapet” personale.

“Refuzojmë…Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se të gjithë i njohin dhe i pranojnë kontributet e secilit, mirëpo që për interesa personale s’mund të përdoret “shtëpija e gjithsecilit”.

Postimi në Facebook:

Refuzojmë...
Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.
Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.
Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.
Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.
Refuzojmë, Refuzojmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat