Ky do të jetë momenti kur Albin Kurti do ta tregoj Patriotizmin e tij

Aktuale

Ky do të jetë momenti kur Albin Kurti do ta tregoj Patriotizmin e tij

Nga: A.M. Më: 23 prill 2020 Në ora: 15:51
Albin Kurti

Profesori dhe gazetari Enver Bytyçi, ka komentuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministrin e ri të vendit.

Ai në postimin e tij i ka dhënë tri paradigma, në njërën prej tyre thuhet se kandidati i LDK-së  Avdullah Hoti  është kryeministri më i pafuqishëm përballë presidentit Thaçi.

Po ashtu, ai ka shkruar se “patriotizmi i Albin Kurtit do të provohet atëherë kur Thaçi dhe kryeministri i ri do të bien dakord për copëtimin e territorit të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Sot Lidhja Demokratike ka nominuar Dr. Abdullah Hoti për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Tri paradigma:

1. Abdullah Hoti është politikan i ndershëm, i matur, profesionist në ekonomi. Por mendoj se është kryeministri më i pafuqishëm përballë presidentit Thaçi. Për pasojë ai i hap rrugë një marrrëveshje me shkëmbim territoresh me Serbinë, për çka është angazhuar prej tri-katër vitesh presidenti i Republikës.

2. Nëse partitë në qverinë e re do të angazhohen për çfarë janë angazhuar në fushatë elektorale, për ruajtjen e integritetit territorial, duhet një kryeministër i aftë t'i thotë "JO" Hashim Thaçit dhe Alekdandër Vuçiq në aventurën e tyre për ndarjen e Kosovës. Ndaj do të doja ta provonim edhe njëherë angazhimin e Ramush Haradinajt në këtë temë, duke ia dhënë atij detyrën e kryeministrit.

3. Patriotizmi i Albin Kurtit do të provohet atëherë kur Thaçi dhe kryeministri i ri do të bien dakord për copëtimin e territorit të Kosovës. Në atë moment ai ka të drejtën legjitime të bëjë thirrje për kryengritje, sepse atdheu mbrohet edhe me armë gjithashtu kundër presidentit të vendit, nëse ky president cënon territorin e tij. Ta shohim se si do të reagojë zoti Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat