Bashkëshortja e Agim Ramadanit mesazh të fuqishëm politikanëve në Kosovë: A ju vie turp... - Bota Sot
Bashkëshortja e Agim Ramadanit mesazh të fuqishëm politikanëve në Kosovë: A ju vie turp...

Aktuale

Bashkëshortja e Agim Ramadanit mesazh të fuqishëm politikanëve në Kosovë: A ju vie turp...

Nga: A. J Më: 1 maj 2020 Në ora: 22:28
Agim Ramadani

Bashkëshortja e luftëtarit Agim Ramadanit, Shukrija ka zgjedh një mënyrë tjetër për të reaguar për gjendjen politike në Kosovë derisa ka kujtuar se kush ishte dhe çfarë beri Agim Ramadani.

Ajo përmes një postimi në facebook ka treguar se në vitin 1998 Agimi erdhi nga Zvicra dhe iu bashkua luftës. As nuk iku as nuk qëndroi në Zvicër duke parë nga larg si snob e duke menduar se është kulturalisht më lart se të tjerët ndaj Kosova se meriton

Postimi i plotë:

Ky është Agim Ramadani, një ndër studentët më të mirë të Kosovës, ushtarak i shkolluar në Kroaci, poet dhe piktor me aktivitet kulturor në Kroaci e Zvicër. Në 1998 erdhi nga Zvicra dhe iu bashkua luftës. As nuk iku as nuk ndejti në Zvicër duke parë nga larg si snob e duke menduar se është kulturalisht më lart se të tjerët ndaj Kosova se meriton. U vra në 1999 në Koshare e la 3 fëmijë. Nëse na ka mbetur aq pak sedër sa s'na vjen turp kur kujtojmë se të tjerët kanë braktisur jetën e rehatshme dhe e kanë falë atë për vendin, kurse ne nuk harxhojmë dy orë nga dita për t'u marrë me çështje të lirisë e të drejtave tona, për të mos i lejuar qeveritë t'i shkelin shqiptarët, s'kemi çfarë themi. Se kur mbaron sedra, mbaron gjithçka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat