Vjen reagimi i ashpër i Time Kadrijajt, zbulon qëllimin e publikimit të privatësisë së pacientëve

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër i Time Kadrijajt, zbulon qëllimin e publikimit të privatësisë së pacientëve

Nga: M.H Më: 2 maj 2020 Në ora: 19:37
Time Kadrijaj

Deputetia nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, pas shumë reagimëve ajo vendosi që të I përgjigjet përmes një postimi në Facebok.

Kadrijaj shkroi që ato diagnoza janë korrupsioni dhe paftyrësia juaj duke ju drejtuar Ministres së Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrit e Shkarkuar të Shëndetësisë, transmeton “Bota sot”.

Deputetia thotë që e ka bërë me qëllim që sesi t'u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj.

Postimi i plotë

Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!

Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!

Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!

Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar "Diagnozat" e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me "diagnoza":

vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra

e-maila

mesazhe personale që keni dërguar në:

Qendrën e Studentëve

Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës

dhe krejt këto me një qëllim: sesi t'u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S'e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.

Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!

Prandaj "Diagnozat" tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)

Prokuroria duhet urgjentisht t'i kryen detyrat e veta.

Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Për këtë jam betuar si Mjeke!
Për këtë jam betuar si Deputate!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat