Mustafa ndërpren mbi 60 punësime të paligjshme në ministrinë e Bujqësisë

Aktuale

Mustafa ndërpren mbi 60 punësime të paligjshme në ministrinë e Bujqësisë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 18:28
Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, u ka ndërprerë kontratat 60 personave të cilët kundërligjshëm ishin punësuar në ministri.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa, ka bërë thënë se janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë!

Shkrimi i plotë nga Besian Mustafa:

Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të “rehatohen”. Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë. Këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë!

Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat