Loshi godet rëndë Mustafën, ka disa fjalë për deklaratën e fundit drejtuar qytetarëve

Aktuale

Loshi godet rëndë Mustafën, ka disa fjalë për deklaratën e fundit drejtuar qytetarëve

Nga: M.H Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:54
Isa Mustafa

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me votuesit e diasporës dhe qytetarët e vendit.

Loshit thotë që Mustafa ka menduar që edhe pa votën e disaporës mund të fitoj e tash edhe të qytetarëve të vendit, transmeton “Bota sot”.

Sipas Loshit, Mustafa po harron që demokraci është vota e qytetarëve dhe se ajo të ngarkon me pushtet dhe përgjegjësi, duke cekur që Mustafa ka besim tashmë vetëm në Hotin pasi është i vetmi i cili perulet deri në puthje këpucësh të zotërisë së tij.

Postimi i plotë

Në fillim Isa kishte problem vetëm me votuesit e diasporës. Pa ta mendonte se LDK-ja do t’i fitonte zgjedhjet. Prandaj ai donte që diaspora të mos kishte të drejtën e votës. Isa Mustafa nuk tregoi se a e kishte pyetur veten pse LDK-ja e kishte humbur diasporën, atë që dikur e kishte pasur të tërën pas vetes!

Tash Isa ka problem me qytetarët e Kosovës, përkatësisht me votuesit e LDK-së. Ai dëshiron të mohojë çfarëdo roli të tyre në përcaktimin e emrit për kryeministrin nga radhët e LDK-së. Isa po harron se në demokraci është vota e qytetarëve ajo që të ngarkon me pushtet dhe përgjegjësi. Isa po harron se qytetarët fyhen kur ti nuk e përfillë verdiktin e tyre dhe më nuk duan të të shohin me sy e lere më që të të votojnë.

Të gjithë e dinë se Avdullah Hoti nuk është i denjë për ta udhëhequr qeverinë, meqë ai është një emër që Isa për herë të dytë e nxjerr nga xhepi i tij. Isa nuk ka besim në askend tjetër në LDK pos në Avdullah Hotin, sepse nga të gjithë servilët tjerë Avdullahu është i vetmi që perulet deri në puthje këpucësh të zotërisë së tij. Isa nuk shkelë në dërrasë të kalbur. Sepse, atëherë as krruta nuk do t’i bënte punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat