Haziri godet Sveçlën, ja si e quan

Aktuale

Haziri godet Sveçlën, ja si e quan

Më: 16 maj 2020 Në ora: 21:03
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për rastin e vdekjes së studentit kosovar, Agon Musliu, në Qendrën e Studentëve, dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Haziri ka komentuar deklaratat e ministrave nga VV, Glauk Konjufca e Xhelal Sveçla, të cilët kanë thënë se thënë se kthimi i tij është bërë me intervenim të Hazirit, e madje janë shprehur se i riu mbase nuk do të duhej të kthehej fare në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Haziri ka akuzuar institucionet se karantinimi i Agonit është bërë në mënyrë jo të duhur, derisa ka thënë se nga karantina janë liruar njerëz të afërt me VV-në.

“Karantinimi i tij, mënyra se si e kanë vendosë prej aeroportit në karantinë, pse nuk e kanë leju babën e tij me e kontaktu dhe me e shpjegu rastin. Gjithçka iu bie në përgjegjësi atyre që mirren me këto punë. Tendenca me e politizua në fund duke ba me gisht për fajtorë tjetër, është me i mshefë përgjegjësitë e tyre sepse shpirtin e pafajshëm të Agonit e kanë shpatullu ata”, u shpreh ai.

“Unë nuk kam përmendë asnjëherë emër, as nuk ndaj e as delegoj përgjegjësi. Hetimet kanë me e dëshmu, por përgjegjësia është në ta dhe përgjegjësinë duhet ta bartin ata. Ju ka ra deliri i pushtetit në tru, për 100 ditë qeverisje po flejnë me kravata dhe po rrinë para pasqyreve natë e ditë, kanë harru që këta njerëz kanë nevojë për punë. Duke u kujdesë shumë dhe duke fjetë me kravata e duke nejtë para pasqyreve kanë harru që  të gjithë njerëzit nuk e meritojnë me shku në karantinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Shumë njerëz tjerë që i kanë liru prej karantinës u dashtë me qëndru aty, që iu kanë leju me vendime të neuropsikiatrave, kolektivisht duke gjetë formë me i largu nga aty, ky është problem i tyre po ju kisha lutë mos me politizu”, ka thënë Haziri.

Ai e ka quajtur ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla frikacak, që fshihet pas përgjegjësisë.

“Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet tu ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetu lëshimet e tij”, ka thënë për reporterin Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat