AKK fillon hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

Aktuale

AKK fillon hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:30
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.

Ai tha se dje është njoftuar nga ky divizion se tani më veç i kanë pranuar dosjet.

“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”.

“Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti. Për çdo çështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat